Halimi: Popullizmit do t’i vije fundi, LDK po e bën diferencën
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, përmes një postimi në Facebook, ka fajësuar pushtetin për siç ka thënë ajo “postulatin mbi të cilin ndërtohet narrativa për ‘shuarjen e opozitës’”.
Në veçanti, Halimi ka drejtuar gishtin te kreu i qeverisë, Albin Kurti. Ajo madje ka shtuar se të njëjtës “mendësie po i kontribuojnë edhe disa akterë të tjerë në Kosovë”.
Postimi i plotë:
Postulati mbi të cilin ndërtohet narrativa për ‘shuarjen e opozitës’ është e partisë në pushtet, specifikisht e Albin Kurtit. Fatkeqësisht, kësaj mendësie po i kontribuojnë edhe disa akterë të tjerë në Kosovë.
Qasje shumë e rrezikshme për demokracinë!
LDK po e bën diferencën, pikërisht duke kontribuar në një rrugë të re të qasjes së politikës karshi përditshmërisë së jetës së qytetarëve tanë.
E popullizmit do t’i vije fundi, shuarja e të cilit do t’i çlirojë qytetarët nga mashtrimi e propaganda!