Halimi për bllokimin e rrugës A: Akt i ulët, vendosi motra e Fitore Pacollit me urdhër të Qeverisë - NACIONALE

Halimi për bllokimin e rrugës A: Akt i ulët, vendosi motra e Fitore Pacollit me urdhër të Qeverisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Komerciale për t’i ndalur punimet në “Rrugën A” në Prishtinë.

Me anë të një postimi në Facebook, Halimi ka shkruar se vendimi është marrë me urdhër nga zyra e Qeverisë.

Tutje, ajo ka thënë se kjo është një goditje brutale ndaj interesave të qytetarëve.

“Sabotimi i projektit më të madh të Kryeqytetit dhe gjithë shtetit tonë, është hiç më pak se goditje brutale kundër interesit qytetar. Me urdhër nga zyrat e Qeverisë, nënshkruar nga një instrument i pushtetit - nga motra e deputetes së mazhorancës përkatësisht - ky akt i ultë, vjen në vazhdën e sabotimit ndaj punëve të mira, të mbara e të shumta, që po bëhen në Kryeqytet”, ka shkruar Halimi.

“Së pari tentuan t'ia marrin arbitrarisht buxhetin Prishtinës; pastaj vazhduan t'ia zvarrisin megaprojektin e 'Unazës së Mesme'; ndërsa tani e radhës, ndërprerja e projektit madhor "Rruga A". Jo vetëm që s'bëjnë një projekt të vetëm në 31 muaj qeverisje, por edhe bëhen pengesë dhe digë pritëse ndaj projekteve të të tjerëve”, ka shkruar ajo tutje.

Lajme të ngjashme