Halimi pas vrasjes në Pejë: Institucionet të lëvizin nga parimi i dënimit verbal në rrjete sociale - NACIONALE

Halimi pas vrasjes në Pejë: Institucionet të lëvizin nga parimi i dënimit verbal në rrjete sociale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

"Shoqëria kosovare përditë po tronditet nga dhuna e vrasjet, ndërsa nuk ndërmerret asnjë hap drejt ndryshimit të mendësisë dhe politikave ndëshkimore." Kështu u shpreh zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, në një postim në Facebook pas rastit në Pejë që tronditi Kosovën. Ajo kritikoi qasjen e aktualëve institucione të shtetit ndaj kësaj situate dhe tha se është koha që të ndërmerren hapa konkretë drejt ndryshimit të mendësisë dhe politikave ndëshkimore.

Halimi nënvizoi se nuk kemi të bëjmë me raste të izoluara të dhunës, por me një fenomen të përhapur dhe të normalizuar të dhunës ndaj grave. Ajo theksoi se ky realitet është i dukshëm në gjuhën denigruese dhe misogjene që përdoret ndaj grave, si dhe në rastet e vrasjeve të tyre.

Zëdhënësja e LDK-së bëri thirrje për luftimin dhe parandalimin e dhunës ndaj grave duke theksuar se kjo është një detyrë e përbashkët për të gjithë, dhe që institucionet e shtetit duhet të tregojnë përkujdesje dhe ndërgjegjësim të plotë ndaj kësaj çështjeje.

Lajme të ngjashme