Halimi: Mirë që ARBK-ja shfuqizoi vendimin për Klan Kosovës, s’ka pushtet që mbyllë media - NACIONALE

Halimi: Mirë që ARBK-ja shfuqizoi vendimin për Klan Kosovës, s’ka pushtet që mbyllë media

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar pasi ARBK-ja shfuqizoi vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit për Klan Kosovën.

Ajo tha se ky është lajm i mirë në dy aspekte, së pari se po funksionon sistemi shtetëror, dhe së dyti, se nuk ka fuqi të pushtetit e partiake që i mbyllë mediat.

“Ky vend ka histori demokracie dhe tendencat e suspendimit të saj nga një ideologji majtiste e populliste do të jenë krejtësisht të kota!

Asnjë pushtet nuk mund ta mposhtë vullnetin e një shoqërie që ka përqafuar vlerat e përbashkëta euroatlantike, mendimin dhe shprehjen e lirë.” – ka shkruar tutje ajo.

Postimi i plotë:

Lajmi se ARBK e ka shfuqizuar vendimin e Qeverisë për pezullimin e certifikatës së biznesit Televizionit Klan Kosova është lajm i mirë për dy aspektet e saj thelbësore. Sëpari në Kosovë po funksionon sistemi shtetëror dhe ekonomia e tregut të lirë dhe sëdyti, nuk ka më fuqi pushtetore e partiake që mbyllë media.

Ky vend ka histori demokracie dhe tendencat e suspendimit të saj nga një ideologji majtiste e populliste do të jenë krejtësisht të kota!

Asnjë pushtet nuk mund ta mposhtë vullnetin e një shoqërie që ka përqafuar vlerat e përbashkëta euroatlantike, mendimin dhe shprehjen e lirë.

Lajme të ngjashme