Halimi kritikon Qeverinë për heshtjen ndaj rastit të foshnjës në Pejë
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas heshtjes së Qeverisë Kurti për rastin e foshnjës në Pejë.
Përmes një postimi në Facebook, Halimi ka thënë se është shqetësuese dhe e papranuesme që përkundër problemeve me të cilat po përballet shendetësia në Kosovë, pozita e ministrit të mbesë e zbrazët.
“Shqetësuese dhe e papranueshme që me gjithë problemet me të cilat po ballafaqohet shëndetësia, pozita e ministrit të mbetet e zbrazët, ashtu si përmbajtja e kësaj qeverie”, ka shkruar Halimi.
