Halimi e LDK-së: VV-ja do të hyjë në histori për shkeljen e Kushtetutës
Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të hyjë në histori për shkeljen e Kushtetutës.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se qytetarët duhet të kuptojë se një vend nuk mund të qeveriset kundër konstitucionit të tij.
“Nëse doni ta njihni një parti politike në qeverisje, rishikojeni fushatën në opozitë. Bosh e dogmatiste në opozitë, bosh e kundër Kushtetutës në pushtet!” – ka shkruar Halimi.
Postimi i plotë:
Partia e Albin Kurtit, do të hyjë në histori për sa i përket shkeljes së Kushtetutes. Një pushtet me aq fuqi kuantitative e me kualitet aq të dobët, është paradoks tipik.
Qytetarët duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë se një vend nuk mund të qeveriset kundër konstitucionit të tij. Kundër normës dhe traditave më të avancuara demokratike.
Nëse doni ta njihni një parti politike në qeverisje, rishikojeni fushatën në opozitë.
Bosh e dogmatiste në opozitë, bosh e kundër Kushtetutës në pushtet!