Halimi e LDK-së: U kërcënuan institucionet e pavarura, kjo është pamje e frikshme e profilit autoritar të kryeministrit - NACIONALE

Halimi e LDK-së: U kërcënuan institucionet e pavarura, kjo është pamje e frikshme e profilit autoritar të kryeministrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar pas deklaratave të pushtetit në lidhje me Prokurorinë Speciale dhe kryeprokurorin Blerim Isufaj.

Halimi përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Halimi ka thënë se nga Kuvendi u kërcënuan institucionet e pavarura të shtetit.

“Në rrjete sociale nga militantë të pushtetit linçohen zërat kritik opozitar dhe mediatik.” – ka deklaruar tutje ajo.

Në fund, Halimi ka deklaruar si vijon: “Kjo është pamja e frikshme e profilit politik autoritar të kryeministrit dhe e partisë së tij në pushtet”.

Postimi i plotë:

Nga Kuvendi kërcënohen institucionet e pavarura të shtetit, në emër të Republikës dhe popullit!

Në rrjete sociale nga militantë të pushtetit linçohen zërat kritik opozitar dhe mediatik.

Kjo është pamja e frikshme e profilit politik autoritar të kryeministrit dhe e partisë së tij në pushtet.

Lajme të ngjashme