Halimi: Deklarata se plani franko-gjerman është pranuar, tregon qasje personale të Kurtit, jo agjendë shtetërore - NACIONALE

Halimi: Deklarata se plani franko-gjerman është pranuar, tregon qasje personale të Kurtit, jo agjendë shtetërore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi mendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është duke pasur qasje transparente në lidhje me deklarimet e tij se e ka pranuar propozimin franko-gjerman.

Transparenca nuk do të duhej të mbetet peng i vullnetit të partisë në pushtet, është e detyrueshme dhe obligative që Kryeministri të raportojë në Kuvend, para të zgjedhurve të popullit, duke qenë se Kosova është shtet parlamentar”, - shkruan Halimi në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas saj, pranimi i këtij plani është qasje personale e Kurtit.

Ndaj, deklarata e Kryeministrit që propozimi Franko – Gjerman është pranuar nga ana e tij tregon për një qasje personale e jo agjendë shtetërore, prandaj Qeveria është mbyllur hermetikisht për publikun dhe për pasojë po shkakton mosbesim e mëdyshje”, - tha zyrtarja e LDK-së.

Lajme të ngjashme