Haki Abazi sërish kundër Qeverisë Kurti: Dikush që hyn në grevë nuk duhet t’i ndalet paga - NACIONALE

Haki Abazi sërish kundër Qeverisë Kurti: Dikush që hyn në grevë nuk duhet t’i ndalet paga

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka komentuar kërcënimet e ministrive, ndaj grevistëve, të cilat në rast se nuk dalin në punë, do t’u pezullohet paga.

Abazi në RTK Prime, ka deklaruar se është “absolutisht e padrejtë”, që të ndodhë një gjë e tillë.

“E padrejtë. Absolutisht e padrejtë. Nuk mendoj që dikush që hyn në grevë duhet t’i ndalet paga”, ka thënë ai.

Abazi kohëve të fundit, ka pasur disa reagime ndryshe nga ato të partisë e Qeverisë, sa që u spekulua edhe për një dorëheqje të mundshme nga ana e tij.

Lajme të ngjashme