Haki Abazi nesër do të intervistohet nga Prokuroria, Tomë Gashi ka një kërkesë
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka kërkuar nga Prokuroria që të marrë pjesë gjatë intervistimit të deputetit Haki Abazi, i cili javën e kaluar ngriti pretendime për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.
Gashi në Facebook ka thënë se Abazi nesër do të intervistohet nga Prokuroria dhe po ashtu, nëser pritet të kuptohet nëse do të lejohet që avokati Gashi të marrë pjesë gjatë intervistimit të Abazit.
Njoftimi i tij:
Neser dihet.
Pas deklarimeve te zotni Haki Abazi ,
Prokuroria Speciale ka bere me dije se aj do te merret ne pytje ne cilesi te deshmitarit neser me 21.02.23.
Ne cilesin e perfaqesuesit juridik te familjes Dehari sot me shkrim kam kerkuar qe te marr pjese gjat marrjes ne pytje te tije ne Prokurori.
A do te na theras Prokuroria apo jo e marrim vesh neser.
