Haki Abazi i bashkohet listës së AAK-së për zgjedhjet e ardhshme
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media nesër.
Sipas njoftimit të AAK-së, Haki Abazi është bashkuar me listën e partisë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Konferenca do të zhvillohet në selinë e AAK-së, në orën 12:00, ku do të marrin pjesë Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër, dhe Haki Abazi.