Haki Abazi: Albin Kurti e futi Kosovën në një izolim të ri - NACIONALE

Haki Abazi: Albin Kurti e futi Kosovën në një izolim të ri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti me refuzimin e djeshëm për Asociacionin e ka izoluar edhe më shumë Kosovën.

“Shumë qartazi në fatkeqësinë e vendit dhe qytetarëve të vendit që sot në qeverinë e Kosovës ai ka shpallur një izolim të ri kundrejt Bashkimit Evropian. Ata nuk do të lëvizin nëse Kurti nuk e mban fjalën që ua ka dhënë atyre. Jam i bidnur, shpresoj për hatrin e vendit që të jetë ndryshe por ata nuk do të lëvizin.”, tha Abazi.

“Ideja është viktimizim, na tradhtuan ne e dhamë tokën e Manastirit”, shtoi ai.

“Nuk ka qeveri të Kosovës, fatkeqësia është këtu se kemi një njeri të vetëm dhe një politikë të vetme, të cilën e udhëheq z.Kurti. Nuk ka qeveri aty. Anjë prej ministrave nuk guxon as gojën me hap për me pas mendim. Fatkeqësi është sado që të irritohen partizanët e milicisë së Facebook-ut, duhet ta kuptojmë se demokracia në Kosovë është e abortuar. Parlamenti i Kosovës nuk është në funksion.”, u shpreh ish-deputeti i Kurti në emisionin DPT te Fidani.

Lajme të ngjashme