Haki A****: Deklarata se kam munguar në Komisionin për Energji është e papërgjegjshme, kam dhënë dorëheqje - NACIONALE

Haki A****: Deklarata se kam munguar në Komisionin për Energji është e papërgjegjshme, kam dhënë dorëheqje

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në mbajtur mbledhja e Komisionit për Energji ku edhe pati përplasje mes deputetës nga komuniteti boshnjak Duda Balje dhe nënkryetarit të këtij Komisini, Armend Muja i cili kërkoi dorëheqje të deputetes Balje.

Muja i përmendi Baljes mungesat në këtë komision dhe po ashtu edhe anëtarit tjetër tashmë të dorëhequr, Haki A****.

Lidhur më këtë ka reaguar deputeti Haki A**** i cili tha se është e padrejtë përmendja e mungesave, pasi siç ka shkruar ai në Facebook, ka dhënë dorëheqje para se të mbahej ky takim

“Sqarim: meqë më është përmendur emri në takimin e Komisionit parlamentar hetimor për energji për periudhën 2006-2022, unë kam dhënë dorëheqje para se të mbahet takimi konstituiv i komisionit. Deklarata se kam munguar tre herë është e papërgjegjshme dhe aspak profesionale”, ka shkruar A****.

Lajme të ngjashme