Hajrulla Çeku shkruan më në fund për ‘Sunny Hill’: Dua Lipa, Kosova është më e ndritshme edhe falë jush
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar më në fund për suksesin e festivalit ‘Sunny Hill’.
Çeku ka thënë se Kosova është më e ndritshme, edhe falë Dua Lipës.
Postimi:
Me vizionin e Dua Lipës dhe përkushtimin e ekipit të saj, Sunny Hilll ka krijuar një hapësirë ku muzika, arti dhe rinia jonë bashkohen me energjinë e botës.
Çdo vit, Prishtina bëhet skenë ndërkombëtare, ku Kosova shihet, dëgjohet dhe vlerësohet për atë që është: e talentuar, krijuese dhe e hapur për botën.
Dua është shembulli më i mirë se si dashnia për vendin mund të shndërrohet në veprim me ndikim të jashtëzakonshëm.
Faleminderit, Dua Lipa. Faleminderit Sunny Hill Festival. Kosova është më e ndritshme edhe falë jush.