Hajnat ia vjedhin naftën dhe e rrahin shoferin e kamionit nga Mali i Zi në Ferizaj - NACIONALE

Hajnat ia vjedhin naftën dhe e rrahin shoferin e kamionit nga Mali i Zi në Ferizaj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë shtetas i Malit të Zi ka njoftuar se disa persona të panjohur e kanë grabitur dhe e kanë sulmuar fizikisht në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të të PK-së, personat e panjohur ia kanë vjedhur naftën nga mauna të cilën po e drejtonte malazezi.

Po ashtu të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

Raporti i plotë:

VJEDHJE GRABITQARE

Fsh. Bibaj, Ferizaj / 11.08.2024 – 02:50. Viktima mashkull shtetas i Malit të Zi ka njoftuar policinë se dy persona të panjohur i kanë vjedhur naftë nga mauna që ishte duke e drejtuar, po ashtu të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar edhe lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë. Lidhur me rasti është njoftuar prokurori. Rasti në hetime.

Lajme të ngjashme