“Hajde se po të bajna kryetar komune” – Smajljaj e quan Kosovën vend të mundësive - NACIONALE

“Hajde se po të bajna kryetar komune” – Smajljaj e quan Kosovën vend të mundësive

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu, Avdi Smajljaj, e ka quajtur Kosovën vend të mundësive.

Sipas tij, partitë në Kosovë i ndalin qytetarët në rrugë e ua japin mundësinë për kryetar komune.

Postimi:

Vështirë të gjendet ndonjë vend në botë që ka mundësi më të mëdha përfaqësimi politik se vendi jonë i Isa Boletinit dhe Bajram Currit.

Partitë tona janë aq demokratike sa e ndalin e pengojnë qytetarin në rrugë, i cili është duke bërë punët e veta të përditshme.

I thonë hajde se po të 'bajna' kryetar komune, edhe e 'bajnë', duke e konsideruar qeverisjen e qytetarëve si lloj hobi.

Pastaj televizionet në debatet për çështje politike, i marrin këta qytetarë si analizues edhe të çështjeve vitale politike.

Vendi jonë i Idriz Seferit, vend i pakrahasushëm i mundësive.

Lajme të ngjashme