“Hajde more gëzuar Pashkët”, Gashi dhe Berishaj festojnë pas përfundimit të intervistimit në Prokurori
Së bashku me pashkët, avokati Tomë Gashi dhe ambasadori Martin Berishaj, më sa duke po festojnë edhe intervistimin e këtij të fundit në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Kështu bëhet e ditur nga një një fotografi e postuar nga Gashi në Facebook-un e tij, ku shihet të jetë së bashku me ambasadorin Martin Berishaj, duke ngreh dolli me nga një birrë.
“Hajde more gëzuar Pashkët!” – ka shkruar Gashi.
Kjo fotografi, më sa duket, është bërë sot, pasi që Berishaj ka përfunduar intervistimin e tij në Prokurorinë Speciale të Kosovës, dhe që avokat i tij ishte Tomë Gashi.
Edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë lëshuar një deklaratë në lidhje me intervistimin e ambasadorit Berishajt.
Për këtë nga Prokuroria kanë njoftuar se ishte ftes e tyre ndaj Berishajt, dhe se i njëjti është intervistuar për tri vepra, për “Shpërlarje e parave”, “Shmangie nga tatimi” dhe “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.”
