Gërvalla i RTK-së pranon se implikoi vetë AKI-në në lajmin e rremë kundër Nacionales - NACIONALE

Gërvalla i RTK-së pranon se implikoi vetë AKI-në në lajmin e rremë kundër Nacionales

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tha se ia kanë “shtrembëruar një deklaratë për AKI-në” që pretendoi ta ketë thënë “off the record” ndonëse mbledhja po regjistrohej me procesverbal.

Drejtori i RTK-së nga Vetëvendosja, Rilind Gërvalla, tha se e ka “përmendur rrëshqimthi përkitjet me AKI-në” për publikimin e lajmit të rremë kundër Nacionales dhe Periskopit por mohoi të jetë ndikuar nga ta për publikim.

Tash, pretendon se mediat “po e implikojnë pa pikë turpi AKI-në”.

Është shtrembëruar një deklaratë imja “off the record”, në një mbledhje të mbyllur para Bordit te RTK, ku kam përmendur rrëshqimthi përkitjet institucionale me AKI-në. Por, AKI nuk ka pas ndikim që ta publikojmë këtë lajm të përkthyer dhe cituar nga SB”, ka shkruar Gërvalla.

Jam po ashtu i vetëdijshëm se KPM ka kritikuar menaxhimin e atij rasti. Interesi publik për informacion dhe rregulli i citimit ishin busulla ime në atë situatë. Por sot ndiej megjithatë siklet e faj kur shoh se si keqpërdoret ajo aferë për të ushtruar qitje tinzare kundër AKI-së".

"Më vjen t’u kërkoj sinqerisht ndjesë organeve të sigurisë pse goditen indirekt, për arsye timen. Pse ua bëjnë si atij djalit në thënien e lashtë, për shkak timin”, ka shkruar Gërvalla

Lajme të ngjashme