Gutierrez pas komentit seksist të Gjinovcit ndaj Flutura Kusarit: E zbuluan natyrën e vërtetë lakejtë e Kurtit
Ricardo Gutierrez nga Federata Evropiane e Gazetarëve i ka dalë në mbrojtje juristes së medies Flutura Kusarit pas komentit seksist të bërë nga analisti televiziv Rron Gjinovci.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve ka qenë mjaft i ashpër në gjuhën e tij duke e konsideruar Gjinovcin ndjekës të verbër (ang. Henchmen) të Albin Kurtit dhe qeverisë së tij.
“përpjekjet për ta denigruar kolegen time të shkëlqyer Flutura Kusarin nga ndjekësit e verbër të Albin Kurtit dhe qeverisë së tij janë patetike dhe zbulojnë natyrën e vërtetë të këtyre lakejve”.
Duke përcjellur një koment të znj. Kusari se përgjegjëse për sigurinë e gazetarëve në veri ishte shteti, z. Rron Gjinovci ka komentuar “çfarë frizure” duke nxitur një mal me fyerje seksiste ndaj saj.
Postimi i plotë:
#Kosovo: the attempts to denigrate my excellent colleague @fluturakusari by the henchmen of @albinkurti and his government are pathetic and reveal the true nature of these stooges. #FullSupport #Solidarity pic.twitter.com/kBcK51YP6g
— Ricardo Gutiérrez (@Molenews1) June 17, 2023
