Guri i LDK-së: Mbani mend deputetët që votuan kundër dhomës së trajtimit të kancerit - NACIONALE

Guri i LDK-së: Mbani mend deputetët që votuan kundër dhomës së trajtimit të kancerit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Rinisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka reaguar pasi që nuk është votuar në Kuvendin e Kosovës dhoma për trajtimin e kancerit.

Guri përmes një postimi në Facebook, ka thënë 700 milionë euro janë në bankë, si pasojë e keqmenaxhimit, ndërsa deputetët kanë votuar kundër dhomës së trajtimit të kancerit që kushton vetëm 70 mijë euro.

700 milionë euro në bankë, si pasoje e keqmenaxhimit, ndërsa votojnë kundër dhomës për trajtimin e kancerit e cila kushton vetëm 70 mijë euro. Në një situatë normale, juve sot nuk duhet të ju zë gjumi, e fatkeqësisht as ju e as situata nuk është normale”, ka shkruai.

Tutje Guri ka përmendur edhe emrat dhe mbiemrat e deputetëve që kanë votuar kundër, duke thënë se duhet të mbahen në mend.

Mbajini mend emrat dhe mbiemrat e deputetëve që votuan kundër. Saranda Bogujevci, Mimoza Kusari, Armend Muja, Adnan Rrustemi, Haxhi Avdyli, Fatmire Kollqaku, Dimal Basha, Mefail Bajqimovci, Enver Dugolli, Shqipe Selimi, Fitore Pacolli, Agon Batusha, Arber Rexhaj, Yllza Hoti, Mirlinda Sadiku, Fitim Haziri, Gazmend Gjyshinca, Fjolla Ujkani, Labinot Demi Murtezi, Halil Thaqi”, ka shkruar tutje ai.

Lajme të ngjashme