Gucati viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Lufta jonë ishte e pastër - NACIONALE

Gucati viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Lufta jonë ishte e pastër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka shkuar për vizitë te ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë të Holandës.

Gucati ka shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e vazhdueshëm të OVL-UÇK-së për luftëtarët e lirisë që po përballen me një proces të padrejtë dhe politik.

Ai ka theksuar se beteja e tyre nuk është vetëm personale, por një sfidë për dinjitetin dhe drejtësinë e gjithë luftës çlirimtare.

“Nuk do të ketë kurrë drejtësi të plotë pa drejtësi për UÇK-në. Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë, dhe kjo e vërtetë nuk shuhet kurrë”, - thuhet ndër të tjera në vendim.

Lajme të ngjashme