Gucati nga Shkupi: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është vullnet i Rusisë dhe Serbisë - NACIONALE

Gucati nga Shkupi: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është vullnet i Rusisë dhe Serbisë

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ka arritur në Shkup për protestën e sotme kundër Gjykatës Speciale.

Ai ka treguar se edhe kalimi i kufirit ka qenë i lehtë për çka ka falënderuar policët dhe diganierët shqiptar.

“Nuk ka kontrolla të detajuara nga doganierët dhe policët në kufij, jem duke kaluar qetë, falënderoj policët shqiptarë dhe doganierët në kufij. Kufini është i hapur për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që vijnë protestë sot, unë dua me besua te shqiptarët se sot duhet të vijnë këtu në protestë, besoj që do të jetë numër i konsiderueshëm”, ka thënë ai për TËVË1.

Sipas tij, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është vullnet i Serbisë dhe Rusisë.

“Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është vullnet i Rusisë dhe Serbisë, jam i bindur që ka bo ambasada serbe bashkë me ambasadën ruse. Besoj që do të jetë padrejtësia e fundit dhe epoka e shqiptarëve do të mbyllët një herë e përgjithmonë”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme