Grupi Parlamentar i AAK-së mban tryezë me temë "liberalizimi i vizave dhe migrimi i qytetarëve"
Grupi Parlamentar i AAK-së organizon sot tryezë me temën “libralizimi i vizave dhe migrimi i qytetarëve”.
Kjo tryezë është e teta me radhë që organizohet nga AAK-ja.
Ajo do të mbahet në ora 13:00 në sallën numër 506 të Kuvendit të Kosovës.
“Në këtë tryezë do të ketë diskutime të ndryshme nga njohës të fushës dhe përfaqësues të OJQ-ve.” – thuhet ndër të tjera.
“Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me gjendjen e rëndë në vend, organizon tryezën e 8-të me temë: "Liberalizimi i vizave dhe migrimi i qytetarëve". Në këtë tryezë do të ketë diskutime të ndryshme nga njohës të fushës dhe përfaqësues të OJQ-ve. Tryeza mbahet sot, më datë 6 nëntor 2023, në ora 13:00, në sallën nr. 506 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.” – thuhet në njoftim.