Gruda për raportin e Transparency International: Qeveri nuk ka asnjë sukses real në luftën kundër korrupsionit - NACIONALE

Gruda për raportin e Transparency International: Qeveri nuk ka asnjë sukses real në luftën kundër korrupsionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar Përparim Gruda e ka komentuar publikimin e raportit për vitin 2022 të Transparency International.

Gruda përmes një statusi ka theksuar se “rangimi i Kosovës me 41 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2022 të Transparency International, është thjeshtë dhe vetëm matje e perceptimit.

"Pra, kjo nuk do të thotë se realisht kemi progres në luftën kundër korrupsionit.”- ka shkruar Gruda.

Tutje profesori është shprehur se kjo Qeveri nuk ka arritur asnjë sukses siç thotë ai real në luftën ndaj korrupsionit.

Për këtë përmend fakte.

Në vazhdim lexojëni të plotë statusin e Përparim Grudës”

Propaganda dhe mospuna nuk janë progres- Qeveria nuk e ka luftuar korrupsionin!

Rangimi i Kosovës me 41 pikë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2022 të Transparency International, është thjeshtë dhe vetëm matje e perceptimit! Pra, kjo nuk do të thotë se realisht kemi progres në luftën kundër korrupsionit.

Se kjo Qeveri nuk ka asnjë sukses real në luftën kundër korrupsionit, dëshmon fakti që edhe në vitin 2017 Kosova është ranguar me 39 pikë në këtë raport.

Pra, kemi të bëjmë thjeshtë dhe vetëm me ndikimin që ka pasur propaganda qeveritare në ndërtimin e percepsionit, dhe nuk kemi të bëjmë me asnjë sukses real në luftën kundër korrupsionit.

Si është ndërtuar ky perceptim për korrupsionin në Kosovë?

- Duke ndërmarr një varg nismash për reformimin e sistemit të drejtësisë. Asnjëra nga të cilat nuk është realizuar dhe ato janë përdorur vetëm si mjet propagandistik.

- Duke mos bërë asnjë investim serioz kapital. Niveli i investimeve kapitale në vitin 2022 është më i ulëti në historinë e Kosovës së pavarur. Sigurisht nuk mund të këtë korrupsion financiar në një vend ku nuk ka investime!

- Duke e kthyer qeverinë në një byro propagandistike që prodhon video që kritikojnë, fyejnë edhe intimidojn qeveritë e më hershme, e lavdërojnë qeverinë e tanishme.

Lajme të ngjashme