Gruda: PDK-ja do ta shqyrtojë ftesën e Kurtit, formimi i institucioneve kërkon kompromis - NACIONALE

Gruda: PDK-ja do ta shqyrtojë ftesën e Kurtit, formimi i institucioneve kërkon kompromis

5 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se kjo parti do të shqyrtojë në mbledhjen e Kryesisë ftesën e liderit të VV-së, Albin Kurti, për takim me liderët e partive politike.

Para mbledhjes së Kryesisë, ai ka thënë formimi i institucioneve nuk mund të arrihet pa dialog dhe kompromis.

“Pa dialog politik dhe pa kompromis, që janë dy elemente kyçe të politikës, nuk mund të ketë formim të institucioneve. Jemi në Kryesi për të formësuar një qëndrim pas ftesës së zotit Kurti dhe presim që kësaj here dialogu të jetë i vërtetë”, ka thënë Gruda, duke dhënë detaje tjera.

“Vetëvendosje ka synuar t’i formojë e vetme institucionet, por rezultati i zgjedhjeve është i qartë dhe duhet të respektohet nga të gjitha partitë. Tashmë dihen përqindjet, dihet sa vota nevojiten për zgjedhjen e presidentit dhe besoj se është momenti t’i hapet rrugë formimit të institucioneve”, ka thënë Gruda.

Lajme të ngjashme