Gruda, Konjufcës: Në Kushtetuese shkohet për të interpretuar Kushtetutën, jo për të interpretuar aktgjykimet e Kushtetueses
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar nënkryetarit të VV-së, Glauk Konjufca, i cili e ka ftuar opozitën që t`i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, nëse mendojnë që po shkelet Kushtetuat me moskonstituimin e Kuvendit.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se në Kushtetuese shkohet për të interpretuar Kushtetutën, jo për të interpretuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.
Ai e ka ftuar Konjufcën dhe zyrtarë e VV-së që të lexojnë drejt Aktgjykimin KO124/25 të Kushtetutës së Kosovës.
“Glauk Konjufca, në Gjykatën Kushtetuese shkohet për të interpretuar Kushtetutën, jo për të interpretuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, sepse kjo do të ishte të kërkoje interpretim mbi interpretimin. Gjykata, në Aktgjykimin KO124/25, e ka përcaktuar qartë se brenda 30 ditëve nga data e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, Kuvendi duhet ta përfundojë konstituimin, e jo vetëm ta fillojë atë, siç po pretendon ti”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Lexoje çfarë thotë paragrafi 140: “(…) Gjykata vlerëson se afati 30 (tridhjetë) ditor i përcaktuar nga kushtetutbërësi në paragrafin 1 të nenit 66, nuk mund të trajtohet si afat brenda të cilit vetëm duhet provuar konstituimi i Kuvendit, porse ky afat (…) është afat brenda të cilit duhet të konstituohet Kuvendi.” Pra, kjo çështje është interpretuar një herë nga Gjykata Kushtetuese dhe është interpretuar qartë. Çfarë po kërkon të dërgojm edhe një herë në Gjykatë? Që Gjykata ta interpretojë interpretimin e vet?”, ka shkruar ai.