Gruda i PDK-së: Mostrat e rastit “Dehari” humbën në duart e Albulena Haxhiut - NACIONALE

Gruda i PDK-së: Mostrat e rastit “Dehari” humbën në duart e Albulena Haxhiut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka kërkuar dorëheqjen e Ministres Albulena Haxhiu, pas humbjes së mostrave në Instituti e Mjekësisë Ligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Në një konferencë për media, ai ka thënë këto mostra kanë humbur në duart e ministres Haxhiu.

PDK ka ndjekur me shqetësim raportimet në media dhe deklaratën e Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu mbi zhdukjen e mostrave për rastin “Dehari”, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pranë Ministrisë së Drejtësisë. Zhdukja e mostrave është përgjegjësi direkte e Ministres Albulena Haxhiu, e cila e drejton Ministrinë e Drejtësisë, ku ndodhet edhe Instituti. Kur zhduken mostrat, dëmtohen provat, dëmtohet drejtësia dhe pamundësohet zbardhja e rastit. PDK kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si përgjegjësja kryesore dhe drejtuese e Ministrisë së Drejtësisë, pranë të cilës funksionon edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore”, ka thënë ai.

Ai ka akuzuar VV-në se asnjherë nuk ka pasur për qëllim zbardhjen e këtij rasti.

Rasti Dehari”, është një rast vërtetë tragjik, zbardhja e të cilit, deri në detajin më të vogël, është obligim shtetëror për të cilin ne kemi kërkuar që të punohet në vazhdimësi. Për ne ka qenë e qartë që nga fillimi se, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur për qëllim asnjëherë që të zbardhë të vërtetën e këtij rasti, por ta përdorë atë për betejat e saj politike. Fatkeqësisht, përdorimi politik i këtij rasti po vazhdon edhe tani kur ata janë në pushtet dhe kanë të gjithë mekanizmat shtetëror në duart e tyre për ta zbardhur të vërtetën e këtij rasti”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme