Gruda i PDK-së: Kosova bëri regres në Indeksin e Sundimit të Ligjit, Qeveria e quan progres
Përparim Gruda, “ministër” i Drejtësisë në Qeverinë në hije të PDK-së, ka komentuar raportin vjetor të Ëorld Justice Project.
Ai ka thënë se ky indesk mat përceptimin e qytetarëve mbi sundimin e ligjit.
“Indeksi Vjetor i Sundimt të Ligjit i World Justice Project, mat perceptimin e publikut mbi sundimin e ligjit permes realizimit të sondazheve me qytetarë dhe praktikues të ligjit. Kjo nuk d.m.th domosdoshmërisht se sundimi i ligjit është permirësuar, sepse ai pra mat thjeshtë dhe vetem perceptimin.”, shkroi Gruda.
Tutje, ai ka thënë se Kosova madje ka pësuar regres në rënditje.
“Prandaj, Kryeministri dhe Ministrja e Drejtësisë nuk duhet ta paraqesin këtë si sukses të madh të tyre, sepse, po të bazohemi në këtë matje të percepcionit, Kosova në vitin 2020 (prej kur është perfshirë në këtë index) ishte e ranguar në vendin e 54, më mirë se tani në vitin 2022 që është në vendin e 57. Pra, me qeverinë e VV-së Kosova ka pësuar rënje nga vendi i 54 në vendin e 57 në botë.”, shtoi tutje Gruda.
“Është e çuditshme se si kjo qeveri regresin e quan progres!”, përfundoi pjesëtari i Kabinetit të Qeverisjes së Mirë të PDK-së.
