Gruda i PDK-së e quan “gjë të gabuar” takimin e Hisen Berishës me Martin Berishajn - NACIONALE

Gruda i PDK-së e quan “gjë të gabuar” takimin e Hisen Berishës me Martin Berishajn

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Për takimin që u bë brum për debat të ashpër mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha dhe ambasadorit kontraverz të Kosovës në Kroaci, Martin Berishja, i cili edhe është intervistuar nga Prokuroria Speciale nën dyshime për “shpërlarje parash”, “shmangie nga tatimi” si dhe “mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë”, anëtari i PDK-së i ngarkuar me çështje të drejtësisë në këtë parti, Përparim Gruda, ka thënë se e konsideron “gjë të gabuar”:

“Unë mendoj që kjo pyetje duhet t’i drejtohet kryetarit të partisë, Memli Krasniqi apo dikujt nga struktura udhëheqëse, unë këtu nuk mund të flasë në emër të PDK, personalisht mund të them është një gjë e gabuar që e ka bërë deputeti i PDK-së por ky është qëndrimi im personal”, tha ai në një konferencë për media.

Lajme të ngjashme