Gruda: Dehari e pranoi një të vërtetë nga aktgjykimi i Kushtetueses, por s'pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund - NACIONALE

Gruda: Dehari e pranoi një të vërtetë nga aktgjykimi i Kushtetueses, por s'pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, tha se kryesuesi i seancës Avni Dehari, në një postim paraprak në Facebook, nuk pati fuximin ta ta lexojë deri në fund akgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetutese.

Gruda theksoi se Dehari, pavarësisht se pranoi një të vërtetë të qartë nga aktgjykimi, nuk kishte guxim ta lexonte atë deri në fund, duke injoruar një pjesë të rëndësishme të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Dehari i kujtoi Paragrafin 187 të aktgjykimit, i cili thotë: “(…)zhvillimi dhe përfundimi i Seancës Konstituive duhet të udhëhiqet në pajtim me përcaktimet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, Kreun IV (Konstituimi i Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit dhe praktikat e deritanishme parlamentare për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Në këtë kontekst, Gruda kujtoi se praktika perlamentare deri më tani ka qenë votimi i hapur.

“Cila ka qenë ajo praktikë e deritanishme parlamentare? Votimi i hapur. Gjithmone.

Prandaj, Avni Dehari nuk ka të drejtë të hedhë në votim propozimin për Komision për votim të fshehtë, sepse kjo shkel drejtpërdrejt këtë paragraf të aktgjykimit kushtetues.” – tha ai.

Lajme të ngjashme