Grubi: Një zyrtar i lartë amerikan m'u ankua për sentimentin anti-amerikan të popullit të Kosovës ndaj ShBA-ve - NACIONALE

Grubi: Një zyrtar i lartë amerikan m'u ankua për sentimentin anti-amerikan të popullit të Kosovës ndaj ShBA-ve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Artan Grubi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, rrëfeu në “Pressing” një moment kur një zyrtar i lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu ankua për “sentimentin anti-amerikan të popullit të Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara”.

Ai tha se kjo iu tha atij dhe Ali Ahmetit gjatë një takimi bilateral.

“Nuk e kam besuar dhe me zemër të thyer për herë të parë e them në opinion që një zyrtar i lartë amerikan të më ankohet për sentimentin anti-amerikan të popullit të Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe administratës amerikane në takim bilateral dhe kjo është për të ardhur keq. Më ka thënë mua personalisht dhe zotit Ali Ahmetit”, pohoi ai.

Lajme të ngjashme