Gruaja nga Fushë Kosova thotë se burri që bashkëjetonte e kërcënoi që do t’ia dhunojë vajzën e mitur
Është arrestur një burrë në Fushë Kosovë nën dyshimet për dhunë në familje.
Sipas njoftimin të policisë, një grua kishte raportuar në polici se burri me të cilin ishin duke bashkëjetuar pas një mosmarrëveshje e kishte ofenduar, si dhe e kishte kërcënuar se do t’ia dhunojë vajzën e saj të mitur.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Fushe Kosovë, 01.04.2023-08:00.Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ishte duke bashkëjetuar, pas një mosmarrëveshje e kishte ofenduar, si dhe e kishte kërcënuar se do t’ia dhunojë vajzën e saj të mitur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.
