Gruaja e vartësit të Kurtit kritikon Kurtin: Albin, po e merr shëndetësinë në qafë - NACIONALE

Gruaja e vartësit të Kurtit kritikon Kurtin: Albin, po e merr shëndetësinë në qafë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Hatixhe Latifi-Pupovci, anëtare e VV-së dhe gruaja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Popuvcit, ka shkruar një status në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit Albin Kurti se ai do të udhëheq Komitetin Ekzekutiv për Shëndetësi.

Pupovci ka këshilluar Kurtin të mos kësillohet me askënd për shëndetësi.

Postimi i plotë:

"Albin, mos u këshillo me askend për shëndetësi se të morën në qafë ty e shëndetësinë

A krijohet "ministri në hije" kur e ke ministrinë? A pritet ndryshimi pozitiv me njerëzit që i ke nëpër pozita vetëm për faktin se i vendosë nën një ombrellë me emër tjetër?"

Ndërsa në një përgjigje ndaj një komentuesi, zonja Pupovci ka thënë se Kurti po e merr në qafë shëndetësinë.

Lajme të ngjashme