Gruaja e Di Maria: Ai iu bashkua Manchester Unitedit shkaku i parave
Gruaja e Angel di Maria, Jorgelina Cardoso ka zbuluar se lojtari iu bashkua Manchester Unitedit nga Real Madrid shkaku i parave.
"Angel erdhi tek unë një ditë dhe më tha "Shikoje këtë propozim nga Manchester United". Unë nuk doja të shkoja, i thashë shko vetë. "Le të shkojmë se bashku" ishte përgjigja e tij. Ishin shumë para, më shumë se spanjollët ofruan. Prandaj ne shkuam. Nëse punon në një kompani dhe dikush tjetër të ofron dyfishin e pagës, shkon duke vrapuar".
"Ishim miq me Gianinna Maradona, gruaja e ish yllit të Manchester Cityt, Sergio Aguero dhe udhëtuam në Mançester për pushime atë vit. Ishte gjithmonë e tmerrshme. Erdhëm në shtëpi dhe i thashë: "Nëse transferohesh diku, sigurohu të jetë çdo kund në botë, përpos në Angli".
"Nuk më pëlqeu aspak, po ta tregoj të vërteten. Njerëzit të gjithë ishin të çuditshëm. Ecën rrugës dhe nuk e di nëse ata do të vrasin. Ushqimi ishte i shpifur. Femrat duken si porcelane. Angel dhe unë ishim në Madrid, klubin më të mirë në botë, ushqimi perfekt, koha perfekte, çdo gjë ishte perfekte dhe pastaj erdhi propozimi i Unitedit".
"I thosha "s'ka shanse, s'ka shanse", por vazhdonte të thoshte se ndihet më i siguruar financiarisht dhe duhet të shkonim. Luftuam për atë. Ne provojmë të jemi afër kur gjërat shkuan gabim. Nuk e fajësoj që shkoi atje. Ishte e tmerrshme. I thashë "I dashur, dua ta vras vetën në orën 2 të mëngjesit", deklaroi ajo për “LAN”.