Grevistët e ‘Pastrimit’ me tenda para komunës: Për të drejtat tona, jo për politikë
Punëtorët e kompanisë ‘Pastrimi’ kanë hyrë në ditën e dytë të grevës para komunës së Prishtinës, ku sot kanë vendosur edhe tenda.
Kërkesat e grevistëve janë bazike, sipas Shpend Qosajt, i cili foli emër të kolegëve të tij grevistë.
“ Kërkojmë të drejtat tona. Kërkojmë një kontratë që na e mundëson të dalim nga kjo gjendje”, tha Qosaj.
Ka disa ditë që ndërmarrja “Pastrimi” nuk po i grumbullon mbeturinat dhe sipas kësaj ndërmarrjeje është e detyruar ta ndërpresë shërbimin, për shkak të mospagesës së borxhit prej 2.7 milionë eurosh nga Komuna.
Komuna ka mohuar borxhin ndaj ndërmarrjes Pastërtia dhe ka akuzuar ndërmarrjen për sabotazh.
Mes krejt këtyre zhvillimeve, kryeqyteti është mbushur bërllok dhe është alarmuar për rreziqe shëndetësore, ndërsa Prokuroria është aktivizuar për të grumbulluar informata për situatën.