Greva në arsim: Protestohet sot në Prishtinë
Këshilli i Prindërve të Shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë do të protestojnë sot më fillim nga ora 12:10.
Protesta do të mbahet për të shprehur shqetësimin për grevën në arsim.
“Këshilli i Prindërve të Shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë organizon protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore “Naim Frashëri”, Prishtinë) ora 12:10.”, thuhet në njoftim.
Ndryshe edhe të hënën është protestuar në një shkollë të Prishtinës, teksa greva në arsim po vazhdon akoma.
