Greva e paralajmëruar, Musmurati: Ministria e Arsimit po kërcënon drejtoritë nëpër komuna
Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, në një postim në Facebook ditë më parë, ka thënë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci takoi mësimdhënësit për të politizuar rreth grevës së paralajmëruar.
Ajo ka thënë se një gjë e tillë është e papranusheshme dhe se rruga e arsimit në Prishtinë nuk guxon të politizohet, aq më pak nga Ministria e Arsimit si organi më i lartë i arsimit në vend.
Megjithatë, Musmurati, në një prononcim për Klan Kosova, ka thënë se fëmijët nuk duhet të humbin mësimin
“Mësimi duhet të fillojë me 1 shtator dhe ky është vendim i të gjitha komunave të Kosovës”, u shpreh ajo.
Tutje, ajo tha se ministrja Nagavci është duke bërë presion në drejtoritë e arsimit në komuna të vendit.
“Nuk duam kërcënime e shantazhe e aq me pak te përdoren komunat për t’i shantazhuar mësimdhënësit”, ka thënë ajo.