Greqia mbyll kufijtë për 24 orë: Ministria e Jashtme del me sqarim - NACIONALE

Greqia mbyll kufijtë për 24 orë: Ministria e Jashtme del me sqarim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shteti grek do t’i ketë të mbyllur kufijtë për 48 orë.

Kështu ka bërë të ditur Minsitria e Jashtme e Kosovës me një komunikatë për media.

Kjo për shkak të një greve që do ta mbajnë shërbimi doganor grek.

Do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe, dhe personat me probleme shëndetësore.

Njoftimi:

Njoftim për media

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës se që nga nesër, më datë 2 prill 2024, me fillim në ora 06:00 të mëngjesit e deri me datën 4 prill 2024, në ora 06:00 të mëngjesit kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur, si pasojë e një greve 48 orëshe të paralajmëruar nga shërbimi doganor grek.

MPJD njofton shtetasit e saj se kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe për personat me probleme serioze shëndetësore.

Shtetasit e Republikës së Kosovës që mund të kenë nevojë për informacione shtesë inkurajohen të kontaktojnë Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë në numrin e mëposhtëm të telefonit:

+30 210 721 1711.

Me respekt,

DKP/MPJD

Lajme të ngjashme