Grenell: Kurti s’është lider i mirë për Kosovën, ne kemi bërë progres kur Thaçi ishte president
Richard Grenell që ishte emisari presidencial i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, po qëndron për një vizitë në Serbi.
Atje Grenell ka dhënë një intervistë për “Politika” ku ka folur edhe për kyreministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se i njejti nuk është kryeministër i mirë për Kosovën.
"Unë nuk mendoj që ai është një lider i mirë për popullin e Kosovës, liderë të tjerë do të ishin më të mirë. Nuk është vetëm opinioni im, unë besoj që është edhe amdinistrata aktuale amerikane e sheh në këtë mënyrë. Kujtone që ai shkoi në Ëashington dhe nuk e arriti as Shtëpinë e Bardhë, nuk u fut brenda. Ai ishte përgjatë rrugës me staf administrativ. Kjo s’mund të ndodhte nën Trumpin. Ne mund të organizojmë takime të nivelit të lartë dhe të çojmë mesazhe të forta dhe të qarta. Vetëm kujtoni që Kurti refuzoi të miratoj gazsjellësin, dhe Kosova ka nevojë për energji. Nuk përbën kurrfarë sensi”
Tutje Grenell ka folur edhe për ish presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se evropianët nuk do të duhej ta dërgonin atë në burg.
Madje Grenell tha se me Thaçin president kemi bër progres më të madh.
“Evropianët nuk duhet ta çonin Hashim Thaçin në Hagë. Njerëzit e Kosovës, nëse duan të lëvizin përpara, e dinë që ne kemi bërë më shumë progres kur Thaçi ka qenë president” shtoi Grenell.