“Grabitje në tentativë”, tre persona sulmohen me armë në Leposaviq
Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë sulmuar me armë zjarri në Leposaviq.
Polica ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në Leposaviq, derisa viktimat ishin në orarin e tyre të punës.
Sipas njoftimit, njëri nga ta ka pësua lëndime të lehta.
“Leposaviq 08.12.2022 – 11:35. Viktima mashkull kosovar punëtor i kompanisë së sigurimit, ka pësuar lëndime pasi që i njëjti së bashku edhe me dy punëtor të kompanisë, nga të dyshuar deri më tani të pa njohur janë sulmuar me armë zjarri derisa ishin në vendin e tyre të punës. Viktimës për shkak të lëndimeve, i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa njësitet policore janë duke ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, është thënë në njoftimin e policisë.