Grabitja në Suharekë, Policia: Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë, 4 të dyshuarit ende në arrati
Policia e Kosovë ka dhënë detaje për grabitjen e rëndë që ka ndodhur para pak qastësh në Suharekë.
Policia ka treguar se polici i plagosur në këtë ngjarje është jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 16:03 min kemi marr informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marr tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë 4 të dyshuar të cilët për momentin kanë arrit që të largohen nga vendi I ngjarjes”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.
