Grabitja e bankës në qendër të Prishtinë, të arrestuarit iu gjeten mbi 5 mijë euro
Gjatë ditës se djeshme është grabitur filiali i një banke në qendër të Prishtinës nga dy persona.
Reagimi i shpejt i Policisë së Kosovës ka bërë që njeri nga grabitësit të arrestohet.
Në raportin 24 orësh, policia ka bërë me dije se të arrestuarit iu kanë gjetur 5,810 euro, të cilat iu kanë sekuestruar.
“Është raportuar për një grabitje në një bankë, njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Pas një pune operative është arritur të identifikohet dhe arrestohet njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar, tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar pesë mijë e tetëqind e dhjetë (5,810) € të cilat dyshohet se janë grabitur në bankë dhe të njëjtat mjete janë kthyer tek zyrtarët e bankës”, thuhet në raport e policisë.