Grabitja e argjendarisë në Suharekë, Policia e shpall person në kërkim Korab Gashin
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim të dyshuarin tjetër për rastin e plaçkitjes së argjendarisë në Suharekë.
Policia njofton se personi i cili po kërkohet është Korab (Zeqir) Gashi, i lindur me 01.03.1982 në Prishtinë.
Kujtojmë se deri më tani, Policia e Kosovës, ka arrestuar shtatë persona dhe ka eleminuar njërin nga të dyshuarit gjatë aksionit të kapjes së tyre në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
PERSON NË KËRKIM
Policia e Kosovës është duke hetuar rastin e grabitjes së armatosur dhe plagosjes së zyrtarit policor, të ndodhur me datën 22.11.2023 në argjendarinë në Suharekë.
Lidhur me këtë rast, një person i identifikuar ende është në arrati dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhërarresti nga organet e drejtësisë.
Personi i cili po kërkohet është Korab (Zeqir) Gashi, i lindur me 01.03.1982 në Prishtinë, me numër personal 1014599319.
Për identifikimin dhe arrestimin e tij kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme.
Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidencale nga ana e Policisë.
Numrat kontaktues: 192 ose 080019999 ose permes E-mail adresës elektronike: info@kosovopolice.com