Grabitet posta në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë - NACIONALE

Grabitet posta në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është grabitur posta në rugën Enver Maloku në Prishtinë. Naconale para pak minutash publikoi një video, pas kësaj grabitje. Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Nacionalen se një person ka grabitur një shumë parash.

“Sot rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një postë në rrugën "Enver Maloku "në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar ka grabitur një shumë parash. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.” – thuhet në përgjigjjen e policisë.

Lajme të ngjashme