Grabitet një argjendari në Prishtinë, Policia jep detaje - NACIONALE

Grabitet një argjendari në Prishtinë, Policia jep detaje

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia ka dhënë detaje për grabitjen në një argjendari në Prishtinë.

Lajmin e ka dhënë Enis Pllana, zëdhënës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një rast Vjedhje e rëndë, që ka ndodhur në një lokal, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Zyrtarët nga Njësitii i hetimeve të Përgjithshme-Prishtinë, në koordinim të plotë me prokurorinë janë duke punuar për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, tha ai.

Lajme të ngjashme