Gorani: VV nuk ka as koncept e as kapacitet për me u marrë vesh - NACIONALE

Gorani: VV nuk ka as koncept e as kapacitet për me u marrë vesh

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Opinionisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk e sheh politikën si aftësi për të arritur marrëveshje përmes kompromisit.

Ai tha në emisionin “Rubikon” se për këtë parti politika kuptohet si një angazhim pa kompromis.

“Kreu aktual politik i vendit, e sidomos partia udhëheqëse nuk ka as koncept e as kapacitet për me u marrë vesh. Nuk e shohin politikën, zanatin në të cilin janë, nuk e shohin si një zanat, si një aftësi e arritjes së marrëveshjeve përmes kompromisit. Ato ditë është folur shumë për konsensus, për konsensual, për marrëveshje, nuk është folur për një fjalë, s’është përmendur, më e nevojshmja, kompromisi”, tha Gorani.

Ai gjithashtu u shpreh se, sipas tij, për partinë në pushtet politika është shndërruar në një formë të “artit të grindavecërisë”.

“Partia që është në pushtet, ajo që moti e ka ndërtuar botëkuptimin mbi termin kompromis, si zëvëndësim për fjalën dorëheqje dhe poshtërim, politika për ta është angazhim ia pakompromis, pra është një art i grindavecërisë. Grindavecëria e ngritur në nivel të udhëheqjes shtetërore nuk mund të prodhojë kurrëfar shtegdalje”, tha ai.

Lajme të ngjashme