Gorani: Osmani u përpoq t’i përshtatet Trump-it, por mbetet e paqartë se për cilin vit fliste ai
Analisti politik Dukagjin Gorani ka vënë në pikëpyetje qasjen e presidentes Vjosa Osmani ndaj deklaratës së fundit të Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se kishin ndaluar një konflikt mes Serbisë dhe Kosovës
Gorani ngriti shqetësime rreth mungesës së informimit të kreut të shtetit për një çështje të një rëndësie kaq të lartë kombëtare.
"Ajo u mundu me iu përshtat fjalëve të Presidentit amerikan që mos me qitë në rrenë atë dhe mos me u dukë që është njeri i painformuar, dhe meqenëse është ka flitet që paska pasë të ketë luftë mes Kosovës dhe Serbisë, ose agresion të Serbisë ndaj Kosovës, e ti si President mos me pasë haber për atë punë, e para. E dyta, na nuk e dimë kur ka fol presidenti amerikan – a ka mendu vitin 2020, a 2019, a kur – mbetet e paqartë. Kur bëhet fjalë për marrëveshjen e Uashingtonit, rezistenca ndaj asaj marrëveshjeje e ka bërë Osmaninin Presidente", tha Gorani.