Deputeti ukrainas që foli shqip: Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës është afër - NACIONALE

Deputeti ukrainas që foli shqip: Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës është afër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, në një intervistë për Telegrafin, thënë se antarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës është afër dhe se shpreson që vitin tjetër Kosova të jetë e antarësuar në KiE.

Goncharenko theksoi se ai do ta mbështes Kosovën drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës.

Po, mendoj që anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës është afër, dhe shpresoj vitin tjetër do të jetë e mundur që Kosova të pranohet dhe të bëhet pjesë e këtij Këshilli dhe unë do ta mbështes këtë”, ka thënë Goncharenko.

Ai gjithashtu ka thënë se sa i përket draft-rezolutës së propozuar nga ai për njohje të Kosovës nga Ukraina, akoma nuk është marrë asnjë vendim nga Komiteti i Punëve të Jashtme, ndonëse poashtu pohoi se akoma nuk ka asnjë vendim përfundimtar për këtë qësthje.

Asgjë nuk ka ndodhur deri më tani, është ende nuk u shqyrtuar nga Komiteti i Punëve të Jashtme dhe për momentin ende nuk ka asnjë vendim, as nuk është refuzuar as nuk është përkrahur,” - u shpreh tutje ai.

Ndryshe, Goncharenko, edhe të martën në Këshillin e Evropës ka bërë thirrje për antarësim të Kosovës në Këshillin Evropian.

Në anën tjetër, deputeti Goncharenko, ka konfirmuar për telegrafin se me datë 27 tetor do të jetë në Kosovë, ku edhe do të flas në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të ngjashme