Gola i VV-së për premtimin e Kurtit lidhur me banimin social: Nganjëherë zotimet nuk mund të realizohen brenda një mandati - NACIONALE

Gola i VV-së për premtimin e Kurtit lidhur me banimin social: Nganjëherë zotimet nuk mund të realizohen brenda një mandati

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Ardian Gola, ka folur për premtimin e Kurtit për banim social.

“Për atë ka pasur një dinamikë të veçantë, mos të harrojmë që ka shumë probleme nganjëherë edhe me projektues, proceset e tenderimit dijnë me goxha problematike në kuptimin procedural”, tha ai në T7.

“Mas pari s’ka ekzistu as si ide, e ka thënë sepse është e realizueshme, mendoj që në mandatin e dytë kjo do të vazhdojë”, tha ai.

“Zotimet elektorale nganjëherë mund të mos realizohen brenda një mandati”, tha Gola derisa shtoi se “mund të flas edhe për zotime tjera elektorale që janë përmbushur shumë më tepër sesa edhe që janë dhënë”.

Lajme të ngjashme