Gola i VV-së: Asnjë fitore sindikale nuk mundet me i kompenzu humbjet e fëmijeve
Greva e punëtorëve të arsimit vazhdon të jetë problem i pazgjidhur mes SBAShK-ut dhe qeverisë. Me shtesën e qeverisë prej 50 eurove për tre muaj për punëtorët publik, përfshirë edhe atyre të arsimit, SBAShK-u nuk u pajtu dhe thanë se greva do të vazhdoj.
Megjithatë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, përmes një statusi në Facebook ka shkruar se nga kjo situatatë po humbin fëmijët.
Ai mendon se asnjë rezultat i sindikatës së arsimit nuk do ta kompenzojë dëmin që po u shkaktohet nxënësëve.
“Asnjë fitore sindikale nuk mundet me i kompenzu humbjet e fëmijeve”, shkruan Gola.